AKTUALE

Osmani uron ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Hakan Fidanin pas emërimit si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ministrin e ri për Punët e Jashtme të Turqisë Hakan Fidan e urova edhe personalisht, duke ia përcjellë vullnetin dhe përkushtimin tonë në kultivimin raporteve miqësore dhe tradicionale, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Maqedonia e Veriut vlerëson lartë raportet me Turqinë dhe jemi të gatshëm të japim kontribut shtesë për thellimin e mëtejmë, në interes të vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Banner

Related posts

Ditë e hapur e Armatës me rastin e katër viteve të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorit të formimit të Aleancës

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Tentativa për shfuqizimin e Badenterit rrezikon stabilitetin e vendit

Gjyla Halili

Golob: Rruga e Maqedonisë kah BE-ja nuk duhet të ndalet, të mbizotërojë arsyeja

admin

Leave a Comment