KOSOVË

Kurti flet për zgjedhjet në veri, tregon hapin e parë që duhet ndërmarrë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.

Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Had a call w/ MFA Sheikh Abdullah bin Zayed. Thanked for the support of 🇦🇪 throughout the years. I stressed that 1st step towards de-escalation is the immediate end of violence against security institutions & immediate implementation of the Basic Agreement until next elections.

— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023

“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve.Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme.”, tha ndër të tjera Kurti.

Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçoq, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Banner

Related posts

Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për zgjedhjet në veri

admin

Duke falsifikuar dokumente, tjetërsoi prona në vlerë prej 10 milionë euro!

admin

Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë që t’i respektojë obligimet që i ka marrë nga Ohri

admin

Leave a Comment