AKTUALE

Osmani takoi presidentin e Letonisë, diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend ndërsa Osmani ka theksuar se Kosova mbetët e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjatë.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca.

Banner

Related posts

Në Shkup sanksionohen 211 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

admin

Nga sheshi i Prishtinës, një mesazh i fuqishëm për drejtësi

Gjyla Halili

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

admin

Leave a Comment