AKTUALE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas për vizitë në Kumanovë

Mihalis Rokas, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, sot do të qëndrojë për vizitë në Kumanovë. Ky aktivitet është pjesë e serisë së vizitave në komunave, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njoftohen me përfitimet nga procesi i inkuadrimit në Bashkimit Evropian. Përmes vizitave të tilla theksohet rëndësia e integrimit dhe kontributi i saj në zhvillimin e bashkësive lokale.

Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Shefi i delegacionit të BE-së do të bisedojë edhe me anëtarët e Këshillit të komunës.

Ambasadori do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave qytetare dhe do të marrë pjesë në debatin me qytetarët “Pyete ambasadorin”, me qëllim që të bisedohet për çështje të lidhura me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë rast, ambasadori Rokas do ta vizitojë projektin e financuar nga BE-ja “Ekonomia e gjelbër – lëvizëz i përparimit”, i cili është pjesë e programit të BE-së për rritje. Projektin e zbaton kompania për reciklim të kartonit dhe letrës MIT Grup, qëllimi i të cilit është zvogëlimi i sasisë së mbeturinave nga letra dhe kartoni, si dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit në rrethinën e Kumanovës.

Banner

Related posts

Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave – priten reshje shiu dhe bore

Gjyla Halili

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së, në një seancë të improvizuar

Gjyla Halili