AKTUALE

Gërvalla takon Blinkenin: Kosova e SHBA-ja me lidhje të thella

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken dhe homologen e Kanadasë, Melanie Joly. Ajo ka shkruar në Twitter të enjten se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shfaqur në takimin “e shkurtër por thelbësor”.

Sipas Gërvallës, Kosova është krenare që edhe Kanadaja është aleate dhe mike e Kosovës.

“Si gjithmonë, lidhja e thellë midis Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në shkëmbimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin”, ka shkruar ajo.

Gjatë së enjtes, presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Banner

Related posts

Në Bujanoc, vazhdojn mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI URON PRESIDENTIN TRUMP

Gjyla Halili

Grubi: Të fala nga Leka deri te Skenderbeu! Tung e ka edhe Rusia edhe opozita

Gjyla Halili

Leave a Comment