AKTUALE

Nuk ndalet Kryeshefi Shefik Bajrami: Policia e Tetovës vazhdon aktivitetet për trajtimin e tregtisë ilegale me narkotikë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për trajtimin e tregtisë ilegale me narkotikë informon Tetovasot. Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale (TE-10 dhe GV-7), në të cilat janë përfshirë 18 autorë (TE-11 dhe GV-7). Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetën dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe degë “kanabisi”.
Në dy muajt e lartëpërmendur janë përgatitur 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 20 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 persona (TE-22 dhe GV-16) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.

Banner

Related posts

Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të votojnë në zgjedhjet presidenciale, sipas vlerësimit të tyre

Gjyla Halili

Lindon Gjelaj: Zhvillimi i Malësisë nuk duhet të bëhet objekt i përçarjeve politike

Gjyla Halili

Deputetja e Bdi-së, Rina Ajdari: Integrimi në BE, rruga për më shumë mundësi për të rinjtë

Gjyla Halili