AKTUALE

Mexhiti sfidon Grubin: Dil të ballafaqohemi në zgjedhje në njësinë e parë zgjedhore

Kreytari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sfidon zv.kryeministrin Artan Grubi, duke i kërkuar të ballafaqohen në zgjedhjet parlamentare në njësinë e parë zgjedhore.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, ka thënë se sipas të gjitha gjasave ai do t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni VLEN, në njësinë e parë zgjedhore dhe ka ftuar Grubin që t’i masin forcat në terren, më 8 maj.

“Ka analiza që unë duhet të përqëndrohem te zona numër 1 ku mirë është ata që e kanë marrë deri tash pushtetin, kanë demonstruar pushtet, të dalin dhe të dalin dhe të ballafaqohen tek mileti, tek terreni. Pra, e kam fjalën për z.Grubi mos t’i ikin përgjegjësisë”, ka deklaruar Mexhiti në intervistën e tij për gazetën LAJM.

Banner

Related posts

Mexhiti: Ja kur do votohet Qeveri, cili do jetë pozicioni i tij dhe i Taravarit

Gjyla Halili

Fronti Europian festë madhështore në qendër të Tetovës

Gjyla Halili

Shtet-Komb Panshqiptar apo Libanizim e Bosnjonizim i Shqipërisë Londineze!

Gjyla Halili