AKTUALE

Anketa e fundit/ Ali Ahmeti lideri më i besueshëm, BDI-ja bindshëm e para tek shqiptarët

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdon të jetë partia e parë në kampin politik shqiptarë dhe lideri I sajë, Ali Ahmeti vazhdon të jetë lideri më i besueshëm për shqiptarët në RMV.

Këtë konkluzion e konfirmon anketa e fundit e realizuar nga portal në gjuhën maqedonase, MKD.mk dhe Market Vision.

Sipas kësaj ankete, Bashkimi Demokratik për Integrim është e para në kampin politik shqiptarë me 6.2% të votave, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Pas BDI-së, si parti e dytë renditet, Aleanca për Shqiptarët krahu Taravarit me 3.8%, Besa me 1.7%, Alternativa me 0.8% dhe Izet Mexhiti – 2.1 %.

Sipas anketës së realizuar, lideri politik më i besueshëm tek shqiptarët, është kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Related posts

VMRO-DPMNE humbi 140.000 vota, LSDM rreth 30.000 (TABELA) 20.10

Gjyla Halili

Mexhiti nga Likova: Epokë e re në mbrojtjen nga përmbytjet

Gjyla Halili

Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro

Gjyla Halili