AKTUALE

Zbulohet rrjet kontrabande: Dogana kap mallra të falsifikuara dhe automjet të përshtatur për fshehjen e tyre

Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka zbuluar dhe parandaluar disa raste kontrabande në pikat kufitare të vendit. Në mesin e rasteve, një automjet me targa gjermane, i modifikuar posaçërisht për fshehjen e mallrave, u konfiskua në pikën kufitare Tabanoc.
Gjithashtu, janë kapur qindra artikuj të falsifikuar, përfshirë veshje, këpucë, lodra dhe parfume, duke dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Të gjitha mallrat janë konfiskuar, dhe kundër personave të përfshirë janë ndërmarrë masa ligjore.

Banner

Related posts

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës

Gjyla Halili

SEMINAR TRAJNUES “JETA HALLALL NË KOHËN MODERNE”

Gjyla Halili

Fatmir Dehari nesër në Vjenë – takim me mërgatën

Gjyla Halili