AKTUALE

Qeveria përjashton shqiptarët nga të ariturat në sport/ Reagon Bajram Rexhepi

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integriim, njëherit dhe shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi ka reaguar ndaj skandalit të radhës të qeverisë pa legjitimitet ndaj sportistëve shqiptarë, kontributin e të cilëve kjo qeveri vendosi ta injorojë dhe ta shumëzoj me zero.

“Kjo paraqet një fyerje dhe përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e lavdishme e sportit në vendin tonë”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Sportistët shqiptarë kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në Evropë dhe botë. Kanë fituar medalje, tituj, dhe respekt.

Sot, Qeveria vendosi t’i injorojë, dhe të shumëzojë me zero kontributin dhe meritat e tyre për afirmimin e sportit.

Kjo paraqet një fyerje dhe përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e lavdishme e sportit në vendin tonë.

Sporti duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë!

Banner

Related posts

Jakimovski: Kundërshtoj ndryshimet kushtetuese, nëse duhet të bisedojmë për identitetin dhe gjuhën

Gjyla Halili

Zyberi: Nuk u tradhtova nga Ali Ahmeti për postin e kryeministrit

Gjyla Halili

Osmani: Zotohem për shtet të barabartë për të gjithë

Gjyla Halili