AKTUALE

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit.

I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin.

“Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në garën për kryetar të komunës.

Ndërkohë, në koalicionin AK-i situata është e qartë, pasi që garës i prinë Valbon Limanin, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli fitues, por për një diferencë të vogël votash nuk u arrit cenzusi i nevojshëm. Pamundësia për të kaluar pragun çoi në përsëritjen e zgjedhjeve jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë.(INA)

Banner

Related posts

Avziu: Shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së

Gjyla Halili

Despotovski: Koha do të tregojë nëse ka qenë e drejtë përzgjedhja e kuadrove të reja në LSDM

Gjyla Halili

Lladrovci uron: Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!

Gjyla Halili