AKTUALE

NËNSHKRUHET PRANIMI I VAKËFEVE TË REJA PËR BFI-në

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver efendi Xhemaili, së bashku me Drejtorin e Vakëfeve pran Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mr. Fehmi efendi Ebibi, sot në zyrën e notarit nënshkruan aktin zyrtar të pranimit të vakëfeve të reja të dhuruara për BFI-në.

Njëri nga vakëfet e pranuara i dedikohet Xhamisë së Rinisë në Tetovë, ndërsa vakëfi tjetër është i destinuar për nevojat e varrezave në fshatin Tearcë. Sipërfaqja e përgjithshme e vakëfit të ri është rreth 3.000 metra katrorë.

Ky akt përfaqëson një kontribut të çmuar për zhvillimin e infrastrukturës fetare si dhe dëshmon rëndësinë e ruajtjes dhe zgjerimit të pasurisë së vakëfit në shërbim të besimtarëve dhe të interesit të përgjithshëm.

Bashkësia Fetare Islame shpreh mirënjohje të thellë ndaj dhuruesve për këtë vepër të hairit, duke u lutur që Allahu xh.sh. t’ua shpërblejë me begati dhe mirësi të përhershme.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari: Veprimtaria atdhetare e Rexhepit dhe Shabanit frymëzim që nuk shuhet

Gjyla Halili

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI ZV.DREJTORIN E BURGUT TË IDRIZOVËS Z. SADUSH ARIFIN

admin