KOSOVË

Në qeverisje si në jetën e përditshme, ju korrni atë që mbillni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar në “twitter” për sasinë e grurit të korrur.

Kurti ka thënë se në qeverisje sikur në jetën e përditshme “ju korrni atë që mbillni”.

Kur e ka thënë këtë, Kurti ka shkruar se si Qeveria ka rritur subvencionet për bujqësi për 216 % krahasuar me qeveritë tjera, dhe sipas tij kjo ka dhënë 32 % më shumë grur të mbjellë këtë vit sesa vitin e kaluar.

“Në qeverisje si në jetë, korrni atë që mbillni. Një rritje prej 216% në subvencionet e bujqësisë të dhëna nga qeveria jonë në krahasim me paraardhësit tanë ka dhënë rezultat, me 32% më shumë grurë të mbjellë këtë vit se sa i kaluar. Mënyra më e mirë për të mbajtur çmimet e ulëta është të mbështesni prodhuesit vendas—nga fabrikat në ferma”, ka shkruar Kurti.

Banner

Related posts

Për ta rrëzuar Qeverinë, opozita ka nevojë për Listën Serbe

admin

18 mijë punonjës shëndetësor do të përfitojnë sërish rritje page

admin

Bombë në Gjykatën Themelore në Podgoricë, vdes një person dhe plagosen disa tjerë

admin

Leave a Comment