KOSOVË

KFOR-i e cilëson si të dhunshme hyrjen e kryetarëve në zyra, bën thirrje për përmbajtje

Misioni i KFOR-it në Kosovë, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave.

Në reagimin e FKOR thuhet se kjo është  situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.”

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it/21Media

Banner

Related posts

Eurodeputeti slloven: Serbia nuk mund ta refuzojë marrëveshjen me Kosovën

admin

Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

admin

Kosova shpall 14 prillin Ditë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Leave a Comment