AKTUALE

Në Boston mbahet Forumi i Diasporës Shqiptare, aplikimet mbyllen më 30 shtator

Nga Yllka Lezo

Më 2 dhe 3 dhjetor 2026 në Boston do të mbahet Forumi i Diasporës Shqiptare, një nismë e programit READ, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe me mbështetjen e AADF-së.
Në një intervistë për Gazetën Diaspora Shqiptare, Jonida Lamaj, drejtuese projektesh në AADF, shpjegon se forumi synon të mbledhë shqiptarë të diasporës në Shtetet e Bashkuara për të sjellë ide dhe projekte që mund të zbatohen në Shqipëri.
“Impaktit i projekteve tona duhet të jetë në Shqipëri”, shprehet Lamaj, duke theksuar se këtë herë fokusi nuk do të jetë vetëm te kërkimi akademik, por edhe te projektet konkrete dhe të aplikueshme.
Thirrja është e hapur për shqiptarë nga fusha të ndryshme, jo vetëm për akademikë. Sipas Lamajt, në forum mund të aplikojnë profesionistë nga biznesi, sektori privat dhe ai jofitimprurës, ndërsa mund të krijohen edhe ekipe të përbëra nga përfaqësues të fushave të ndryshme.
Ndiq intervistën e plotë këtu 👇

Banner

Related posts

“Zoti ka dashur që ne të jetojmë në shtet të përbashkët”, krerët fetarë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan deklaratë për ruajtjen e bashkëjetesës

Gjyla Halili

LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM: BDI ËSHTË PENGESA KRYESORE E INTEGRIMIT NË BE

admin

Trendafillov: Me protestën e nesërme duam t’i inkurajojmë gjykatësit që ta zbatojnë ligjin

Gjyla Halili