AKTUALE

Ndahen çmimet për sportistët e vitit, Federatat nuk shohin asnjë shqiptar i “denjë” për të fituar!

Si çdo vit, në Maqedoninë e Veriut është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve për Sportistin e Vitit, ku janë vlerësuar sukseset individuale të sportistëve të vendit. Ceremonia ka pasur një pjesëmarrje të lartë nga personalitete të ndryshme të vendit, përfshirë ministrin Orhan Ibraimi, presidenten Siljanovska, dhe kryeministrin Mickoski.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se në këtë vit, asnjë sportist shqiptar nuk ka arritur të fitojë çmimin e dëshiruar, në asnjë nga disiplinat sportive. Kjo ka ngritur dyshime se organizatorët nuk kanë konsideruar të asnjë sportist shqiptar si të denjë për këtë çmim.

Një tjetër aspekt që ka shqetësuar pjesëmarrësit ka qenë mungesa e përdorimit të emrit kushtetues të vendit, Maqedonia e Veriut, gjatë fjalimeve, pasi asnjëherë nuk është përmendur ky emër i saktë, një veprim që mund të interpretohet si një lëshim ndaj simbolikës shtetërore.

Banner

Related posts

Lladrovci publikon video të 1993-tës ku shihet bashkë me Adem Jasharin për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca

Gjyla Halili

Mexhiti: Vijon ndërtimi i shtratit të lumit në Orizarë të Likovës, investim prej 15 milionë denarësh

Gjyla Halili

BDI reagon ashpër ndaj vendimit për ndërprerjen e projektit: Problemi nuk është teknik, është politik

Gjyla Halili