AKTUALE

Takim Nikolloski – Ulusoj: Turqia mbetet partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të rëndësishme për të dy kombet, kumtuan nga Ministria e Transportit.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale mes dy vendeve, miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e fortë.

Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe në këtë drejtim Qeveria në vazhdimësi po punon në përmirësimin e kushteve për investime në vend.

Në takim u diskutua edhe për programin e investimeve të Qeverisë në pjesën e projekteve kapitale, ndërsa u hap çështja e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e transportit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski shprehën faleminderim për mbështetjen e deritanishme të turqisë dhe theksuan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në aktivitete me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Banner

Related posts

Destani në takimin ekonomik Të Preshevës:Duhen mbështetur Sipërmarrjet në Luginë

admin

Izet Mexhiti merr pjesë në tryezën kushtuar “Sfidave të Arsimit”

Gjyla Halili

Urdhëri ekzekutiv i Trampit – Ambasada e SHBA-së në Shkup ndërpret të gjitha projektet në RMV!

Gjyla Halili