AKTUALE

BDI i reagon VLEN-it për regjistrimin e popullsisë: VMRO dhe ju përjashtuat e tradhtuat diasporën

BDI ka reaguar përmes një kumtese ndaj deklaratës së VLEN-it për regjistrimin e popullsisë e cila ka akuzuar BDI-në se ka bërë parregullsi dhe ka manipuluar.

“Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit.

Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.

Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.

Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik.

Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!

Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare.

Shkurt e shqip; vLENI – S’vLen” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Banner

Related posts

Osmani viziton edhe stacionin bazë në Bon, nga sot të përforcuar edhe me stacion mobil për dokumente udhëtimi

Gjyla Halili

Ganiu ndan 10 vendime pune për mësimdhënësit në Komunën e Çairit

admin

Në Tiranë fillon sot Samiti i Diasporës: “Përmes rrënjëve lartësohemi”

Gjyla Halili