AKTUALE

Myftinia e Tetoves vizotohet nga delegacioni i Bashkesise Islame të Bosnjes dhe Hercegovinës

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga stafi i tij dhe drejtori i sektorit të Vakëfit pranë Rijasetit të BFI-së, Mr. Fehmi ef. Ebibi dhe kolegu i tij, priti në vizitë drejtorin e sektorit të Vakëfit pranë Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Hfz. Senaid ef. Zajimoviç, i shoqëruar nga kolegët e tij, Huso Salihoviç dhe Tarik Mutapçiç.

Gjatë takimit u diskutua mbi përvojat e ndryshme institucionale dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve, me synim shkëmbimin e praktikave dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore në fushën e vakëfit dhe veprimtarisë fetare.

Në përfundim të takimit, Myftiu i Tetovës shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për vizitën dhe bashkëpunimin e sinqertë të delegacionit të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke shprehur dëshirën që ky raport vëllazëror të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej.

Banner

Related posts

Mexhiti: Visar Ganiu është i kërcënuar, por s’ka veprim të prokurorit dhe MPB-së

admin

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, mori pjesë në ekspozitën “Artet e Bukura”

Gjyla Halili

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvillon takim me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Bardh Spahia

Gjyla Halili