AKTUALE

Avokatët e Boki 13: Gjendja shëndetësore e tij është alarmante

Avokatët e Bojan Jovanovskit Boki-13 paraditen e sotme kanë reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të klientit të tyre. Nëpërmjet një kumtese thonë se gjendja shëndetësore e të dënuarit në rastin “Haraçi” është alarmante.

Kjo vjen pasi Jovanovski të martën (7 mars) u dërgua në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë për ekzaminim ku, siç pohojnë avokatët e tij mbrojtës, i është sugjeruar që të kryhet një operacion për heqjen e plotë të lukthit.

“Të gjeturat nga gastroskopia e kryer janë referuar dhe miratuar nga kolegjiumi i ekspertëve të Klinikës në Shkup. Jeta e të dënuarit Bojan Jovanovski është vënë në rrezik, sepse është e sigurt se në çdo moment do të krijohet një komplikacion fatal për jetën e tij, kështu që në vend të procedurës ligjore kemi situatën e lojërave të fatit nga organet kompetente ndërsa jeta e të dënuarit Bojan Jovanovski vihet në bast”, thuhet mes tjerash në reagimin e ekipit mbrojtës të Boki 13.

Banner

Related posts

Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve, i cili kap vlerën e 1 milion eurove

Gjyla Halili

Ilir Hasani: Jo se nuk e kisha prit, mjafton që e nxorrën fytyrën e vërtetë

Gjyla Halili

Kolona në kufi RMV-Kosovë, BDI: përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri

Gjyla Halili

Leave a Comment