AKTUALE

Nait Asani: Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku nuk hinte Kosova!

Gjatë tubimit madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, ish i burgosuri politik nga Kosova, Nait Asani mbajti një fjalim të zjarrtë ku vlerësoi fuqishëm kandidatin për kryetar komune, Bujar Osmani.

Asani theksoi se “Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku Kosova nuk hynte”, duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm dhe ndikimin që Osmani ka pasur në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve, edhe në situata të vështira dhe sfiduese.

Fjalimi i Asanit u prit me duartrokitje të gjata nga qindra qytetarë të pranishëm, të cilët po mbështesin fuqishëm kandidaturën e Osmanit në këtë fushatë të rëndësishme lokale.

Banner

Related posts

Me Statut, Ali Ahmeti shkarkon degë e formon trupa partiak

admin

HATME E NXËNËSVE NË FSH. BOGOVINË

Gjyla Halili

Mexhiti nga Amerika “godet” spekulimet për përçarje në VLEN: “Rrini rahat! Ne kemi para vetes kauzën tonë”

Gjyla Halili