AKTUALE

Hoti – Qeverisë: Keni dështuar në çdo fushë, as praktikantë s’mund të quheni më

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjed Demorkatike të Kosovës, ka kriktuar Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë ai, dështime në çdo fushë dhe shpenzim të buxhetit përmes subvencioneve.

“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës! Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kjo lloj politike buxhetore, sipas tij, shpërfaq varfërinë në dije të atyre që po qeverisin.

“As praktikantë nuk mund t’u thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit. Pas tri vitesh në qeverisje, është e qartë se ide nuk kanë për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme. Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti. Krejt çfarë dinë është subvencionimi përmes platformës ‘eKosova’, duke i kushtuar shtetit shumë më shtrenjtë”, ka shkruar Hoti.

Banner

Related posts

“Fronti për Europë” përqafohet nga të gjithë, përveç VMRO-së, Levicës dhe satelitet e tyre

admin

Nikoloski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe nuk do të ketë kurrë

Gjyla Halili

Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë

Gjyla Halili

Leave a Comment