AKTUALE

Muhamet Ameti me thirrje për bashkim: Bërvenica mbi të gjitha!

EDHE 6 DITË THIRRJE VËLLAZËRORE PËR MIQTË E MI NË BËRVENICË DHE MËRGATË!

Të dashur miq, shokë e familjarë që votoni apo i keni rrënjët në Komunën e Bërvenicës,

Ndonëse nuk jam banor i Bërvenicës, përderisa rrënjët i kam nga andej, fati i kësaj komune më intereson njësoj si fati i shtëpisë sime. Na ndajnë vetëm 6 ditë nga balotazhi, ku garojnë kandidati shqiptar Arkin Jahiji dhe kandidati i VMRO-së.

Shqiptarë, ne jemi shumicë në Bërvenicë!
Herën e kaluar, VMRO-ja fitoi vetëm për shkak të përçarjes sonë. Kësaj radhe nuk kemi asnjë arsye për ta përsëritur të njëjtin gabim.

PËR MËRGATËN TONË TË NDERUAR!

Qoftë vendlindja juaj, qoftë vendi prej nga i keni rrënjët, Bërvenica ju lidh me familjen, kujtimet dhe njerëzit tuaj. Në këtë moment të rëndësishëm, zëri juaj ka peshë dhe çdo votë ka rëndësi!

Telefononi familjarët, miqtë dhe të afërmit tuaj në Bërvenicë, bëhuni zëri i bashkimit dhe, kushdo që ka mundësi, ejani të votoni.

Mos lejoni që përçarja të vendosë për të ardhmen e Komunës së Bërvenicës!

Bashkimi dhe pjesëmarrja juaj kanë rëndësi! 🇦🇱

JU LUTEM NGA ZEMRA

Lini mënjanë inatet partiake Bërvenica është mbi të gjitha!
Bashkohuni rreth kandidatit Arkin Jahiji dhe numrit 6.
Dilni masivisht në votime, që asnjë votë të mos mbetet pa u shfrytëzuar!

Përçarja na kushtoi dje, bashkimi na jep fitoren sot!

NA NDAJNË EDHE 6 DITË TË BASHKUAR FITOJMË!
VOTO NUMRIN 6! 🇦🇱

Banner

Related posts

VLEN: Myku i BDI-së do të çrrënjoset

Gjyla Halili

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare të Radhimës, vihet në pranga 46-vjeçari

admin

Bajram Rexhepi dhe Faton Ahmeti për Fitër Bajram vizituan familjen e Bekim Maksutit

Gjyla Halili