AKTUALE

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 9 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, në disa vende paqëndrueshmëri me reshje lokale dhe bubullima. Paraqitje të izoluar dhe të paqëndrueshme do të ketë edhe të enjten.

Banner

Related posts

Florim Useini: Turneu Tradicional Kërçovar mblodhi tre ambasadat 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Gjyla Halili

Iftari i përbashkët tradicional i Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës me nëpunësit fetarë dhe mutevelinjtë e xhamive

admin

Seancë e Komisionit parlamentar për çështje evropiane

Gjyla Halili