AKTUALE

Cuca e Uskanës BESIANA Mehmedi në rolin e plakës në Operen e parë Kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi “GOCA E KAÇANIKUT”


Shfaqja historike e operës ‘Goca e Kaçanikut’, produksion i  Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës. Pas 53 vjetësh, mjeshtëria e kompozitorit Rauf Dhomi u rikthye në skenë, 45 vjet nga premiera botërore që ishte vënë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Nën regjinë e mjeshtrit të madh Nikolin Gurakuqi, kasti i shkëlqyeshëm, kori, orkestra, balerinët dhe i gjithë ekipi ofruan një shfaqje të shkëlqyer. Sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Ismet Vejseli sollën në jetë Pafikën dhe Trimorin, ndërsa Hektor Leka dhe Besiana Mehmedi portretizuan Plakun dhe Plakën. Në role të tjera u prezantuan Harris Bajraktari si Rusbashi, Hekuran Bllaca si Fiqali, dhe Etrit Nura si Agjenti.

Maestro Edon Ramadani, luajti një rol kyç në sjelljen e kësaj opere në variantin më të plotë të saj.

‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet edhe të dielën më 25 shkurt prej orës 19:00 në Sallën AMC por te gjitha biletat jane shitur.

I gjithë ky produksion u bë i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa produksioni u ndihmua edhe nga Filharmonia e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, dhe Radio Televizioni i Kosovës.

Banner

Related posts

Kuadro të ndershëm/ Kasami jep tenderë miliona për kompanitë me nga një punonjës: Një kompani turistike do të ndërtojë rrethrrotullime

Gjyla Halili

Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme të thirrë Këshillin e sigurimit

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi do të votojë në Sellcë në orën 10:45

Gjyla Halili