AKTUALE

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit për media, takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 13:30.

Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Shqipëria do të vizitohet në një fazë të mëvonshme, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.

Banner

Related posts

Tahir Sinani rikthehet në Bajram Curr, Ahmeti: Shtatorja e tij krahas heronjëve të tjerë dëshmon lavdinë e betejave dhe historisë shqiptare

Gjyla Halili

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së

Gjyla Halili

Kasami ia refuzon ftesën për takim, Rama e quan “djalë të mirë”

admin