AKTUALE

Mediave maqedonase nuk iu pëlqeu Taulant Seferi në podkastin me Bujar Osmanin: zgjodhi Shqipërinë në vend të Maqedonisë

Mediat maqedonase me tone nacionaliste kanë përcjell podkastin INFORMALE me Bujar Osmanin, ku i ftuar ishte futbollisti Taulant Seferi.

Seferi në podkast duke folur për ecuritë në karrierën e tij tregoi edhe momentin e ftesës së reprezentacionit të Shqipërisë, pas së cilës vendosi të jetë pjesë e kombëtares shqiptare dhe ta lë Maqedoninë e Veriut, edhe pse te kjo e fundit ai theu rekordin si debutuesi më i ri, rekord i shënuar më parë nga Goran Pandev, që ka debutuar për kategorinë A.

Kjo gjë, nuk iu ka pëlqyer disa mediave, prandaj edhe kanë dal me titullin: “Osmani gostiti futbollistin e njohur shqiptar, i cili zgjodhi Shqipërinë në vend të Maqedonisë”.

Banner

Related posts

Voton Talat Xhaferi: Si Kryeministër shpreh kënaqësi për procesin e qetë zgjedhor

Gjyla Halili

Filipçe: Nuk po përgatitemi më për zgjedhje, por për ta rikthyer pushtetin në duart e qytetarëve

Gjyla Halili

Grubi në Debat Plus në Klan M: Ali Ahmeti, BDI-ja dhe Fronti Europian dolën të pamposhtur në këto zgjedhje!

Gjyla Halili