AKTUALE

Është shpallur konkurs për hartimin e zgjidhjes konceptuale për logon e Kuvendit

Banner

Është shpallur Konkurs Publik për hartimin e shenjës mbrojtëse (logos) për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që Dhoma Ligjvënëse të modernizojë dhe unifikojë identitetin e tij institucional dhe vizual përmes hartimit të shenjës mbrojtëse, e cila duhet t’i pasqyrojë vlerat kombëtare dhe vlerat, misionin dhe vizionin e institucionit, njoftoi sot shërbimi për informim i Kuvendit.

Në Konkursin Publik theksohen elementët kryesorë që duhet t’i përmbajnë ofertat për zgjidhjen konceptuale për hartimin e logos dhe kriteret që duhet të plotësohen. Ndër të tjera, dizajni i logos duhet të jetë unik dhe i papërdorur deri më tani, ndaj autori duhet të sigurojë ekskluzivitetin e dizajnit dhe të garantojë që vepra përfundimtare të mos cenojë asnjë të drejtë intelektuale.

Çdo pjesëmarrës në konkurs, shtohet në kumtesë, ka të drejtë të paraqesë deri në tri zgjidhje konceptuale për logon e Kuvendit.

Propozimet që mbërrijnë në Kuvend do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm i formuar nga kryetari i Kuvendit. Afati për dorëzimin e propozimeve është 45 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit Publik.

Related posts

“Gërdeci”/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu

admin

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Gjyla Halili

Taravari: Nuk mund ta besojë se bashkëpartiakët e mi do të shkojnë në lista me BDI-në

Gjyla Halili