AKTUALE

Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.

“Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.

Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

Banner

Related posts

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës: Vendimi i Kushtetueses për “Balancuesin”, në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Me të drejtat e fëmijëve shqiptarë nuk negociohet

Gjyla Halili

Këshilli Koordinues i Diasporës: Takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në prag të Samitit të IV-të të Diasporës/ Video

Gjyla Halili