AKTUALE

Mickoski në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme!

Kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Urime Dita e Alfabetit Shqip, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë Solemne në Qeveri me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, shkruan TV21. Mickoski porositi që së bashku, të punojmë për krijimin e një shoqërie në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, dituria do të jetë valuta më e fuqishme.
Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre, shihet në jetën më të mirë të secilit individ dhe në përparimin e të gjithë bashkësisë. Të investojmë në shkrim-lexim, t’i hapim dyert e arsimit për të gjithë, të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shtet që do të jetë gati për të ardhshmen”, deklaroi Mickoski.

Banner

Related posts

Tërmeti në Turqi, MPJ jep informacione rreth nxënësve të lënduar nga Maqedonia

admin

Amazon and Alphabet report sales surge this quarter

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili