AKTUALE

Grubi: Dakordimi i dyanshëm i Kosovës dhe Serbisë mbi propozimin franko-gjerman, hap me rëndësi jetike për stabilitetin e rajonit

Banner

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përgëzuar dakordimin e dyanshëm të Kosovës dhe Serbisë rreth përmbajtjes së propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ai e quajti këtë hap të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe përshëndeti palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve.

Grubi thekson se SHBA dhe BE kanë luajtur një rol të rëndësishëm me ndërmjetësimin e tyre për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor dhe se ka ardhur koha për të ndërprerë armiqësitë në rajon.

“Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit , dakordimi i dyanshëm rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit. Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë” – është shprehur Grubi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Related posts

TALAT I. XHAFERI KRYEMINISTRI HISTORIK I POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili

Për një vit në Maqedoni janë mbyllur 15 shkolla

Gjyla Halili

Bruno Ceka demanton shpifjet në rjete sociale:” Nuk i takoj asnjë partie politike në vendlindje”

Gjyla Halili

Leave a Comment