AKTUALE

Mickoski me një mesazh urimi me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës: Sot festojmë paqen, unitetin dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë si popuj evropianë

Gëzuar 9 Majin – Ditën e Evropës!, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sot festojmë paqen, unitetin dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë si popuj evropianë.
Le të jetë një kujtesë se nëpërmjet dialogut, solidaritetit dhe respektit për diversitetin, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Për Maqedoninë, Dita e Evropës nuk është vetëm simbolikë, por është edhe një nxitje për një angazhim edhe më të fortë ndaj vlerave, reformave dhe progresit evropian. Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është një rrugë dinjiteti, pune dhe shprese. Maqedonia i përket Evropës, me identitetin, kulturën dhe vizionin e saj për të ardhmen! Të bashkuar në diversitet, të fortë në bashkim”, postoi Mickoski në Fejsbuk.

Maqedonia i përket Evropës, me identitetin, kulturën dhe vizionin e saj për të ardhmen! Të bashkuar në diversitet, të fortë në bashkim, postoi Mickoski në Fejsbuk.

Por në të njëjtën kohë, shkroi Mickoski, të mos harrojmë sakrificën e madhe që ne si popull bëmë në luftën kundër fashizmit.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në vizitë te baca Mehmet – takim domethënës me mesazhe të forta për unitet, qëndrueshmëri dhe vizion kombëtar

Gjyla Halili

Kishë e re, 5-6 drejtorë, mbështetje për “Vojvodët”… A është kjo marrëveshja Mickoski-Kasami për votat në Tetovë?

Gjyla Halili

Rina Ajdari pas takimit me kryesinë e degës së BDI-së në Tetovë: Jemi struktura politike më progresive dhe më e përgatitur për të qenë në ballë të proceseve!

Gjyla Halili