AKTUALE

Bujar Osmani: 2 Maji – Kujtim i qëndresës, angazhim për të ardhmen

Sllupçani është më shumë se një vend – është simbol i qëndresës, i flijimit dhe i dinjitetit kombëtar.

Në këtë datë, përkujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por edhe e rimendojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.

Sakrifica e tyre nuk kërkoi lavdi, por drejtësi. Dhe drejtësia e vërtetë nuk përmbyllet me përkujtim, por me përkushtim – për arsim cilësor, për ekonomi që mban të rinjtë këtu, për përfaqësim të barabartë dhe për një shtet ku çdo qytetar ndihet i respektuar.

Nga Sllupçani duhet të niset çdo vizion për të ardhmen: një vizion i ndërtuar mbi sakrificë, por i drejtuar kah dinjiteti dhe zhvillimi.

Lavdi të rënëve! Përgjegjësi për të ardhmen!

Banner

Related posts

Konfirmohen dallimet mes grupit të zjarrit, Bexheti: S’jemi për formimin e një partie të re

admin

Ndërron jetë Komandant “Kalaja”, Qemal Qamili nga Orasha e Tetovës

Gjyla Halili

Komuna e Bogovinës ia jep fitoren Frontit Europian

Gjyla Halili