AKTUALE

Mickoski-Lammy: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me David Lammy, Sekretarin e Shtetit të Britanisë për Punë të Jashtme, Çështje të Komonuelthit dhe Zhvillim, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale, bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

“Kryeministri Mickoski theksoi përkushtimin për bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët. Ka vend për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji dhe shkëmbime ekonomike.

U diskutuan një sërë çështjesh të kontekstit rajonal, duke theksuar përkushtimin e palës së vendit tonë për ndjekjen e politikës së dialogut dhe bashkëpunimit të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, njoftoјnë nga shtypi i qeverisë.

Banner

Related posts

Asnjë ministër i BDI e ASH në inagurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” – Mexhiti e Gashi, bashkë!

admin

Fronti Europian në takim me disa prej K.V në Gostivar, Xhaferi: Nuk ndalemi, na pret fitore historike më 24 prill dhe 8 maj!

Gjyla Halili

MASH: Ligj të ri për tekstet shkollore, nga shtatori libra për të gjithë

Gjyla Halili