AKTUALE

Mexhiti: Sot fillon lufta kundër korrupsionit

Zëvendës kryeministri i parë është qeverisë, Izet Mexhiti thotë se koalicioni Vlen sot ka marrë një drejtori të rëndësishme në fokus të luftimit të korrupsionit.
Sot fillon lufta kundër korrupsionit.

Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit!

Drejtoria për Zbulim Financiar do të jetë arma jonë kryesore në parandalimin e pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ne jemi të përkushtuar të sjellim transparencë dhe drejtësi në çdo hap të kësaj beteje.

Kalojmë në veprim!”ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Kosova iu dërgon notë verbale disa vendeve lidhur me zhvillimet në dialog

admin

Ajdari: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ndjehet në çdo sferë të jetës

Gjyla Halili

Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Gjyla Halili