AKTUALE

Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku jetën e kanë humbur 3 persona, ndërsa 8 persona janë lënduar.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Gjyla Halili

Banka Popullore RMV: Me hyrjen në SEPA, të hyrat nga jashtë do t’u vihen menjëherë në dispozicion qytetarëve dhe kompanive

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

Gjyla Halili