AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova mbetet qendra e intelektualizmit, zëri ynë do të vazhdojë të jehojë, dhe qyteti jonë do të fillojë përsëri të frymojë shqip

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Tetovë kundër vendimit për emërtimet e rrugëve, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në marshin protestues.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi u shpreh se Tetova edhe një herë dëshmoi se mbetet qendra e intelektualizmit, fjalës së lirë dhe e njerëzve që, sipas tij, nuk pranojnë nënshtrim dhe poshtërim.“Falënderoj nga zemra çdo qytetar që mori pjesë në këtë marsh protestues paqësor, dinjitoz dhe madhështor. Zëri ynë do të vazhdojë të jehojë, ndërsa Tetova do të fillojë përsëri të frymojë shqip”, ka shkruar Rexhepi.Postimin e tij ai e shoqëroi me hashtagët #EdheRrugëtFlasinShqip dhe #HistoriaNukAbrogohet.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti:Prekazi dhe Jasharët janë simbole të dëshirës së kombit tonë për liri

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Krenaria shqiptare ngrihet lart në Kishën “Zoja Pajtore”/Agron Dedivanaj: Flamuri është betimi i përjetshëm i shqiptarëve

Gjyla Halili