AKTUALE

Mexhiti nga Uashingtoni: Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Uashington, ka takuar edhe ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat. Në këtë takim është diskutuar për investimet e planifikuara për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të gjelbra.
Postimi i plotë:

Gjatë vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvillova një takim shumë të frytshëm me ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat. Në këtë takim, më shoqëroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Gjatë takimit, diskutuam për resurset energjetike në vendin tonë, duke u fokusuar veçanërisht në investimet që kemi planifikuar për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të gjelbra. Një nga objektivat tona kryesore është zvogëlimi i varshmërisë nga importi i energjisë nga vendet e tjera.
Një pikë e rëndësishme që trajtuam ishte edhe kyçja e Maqedonisë së Veriut në gazsjellësin transanadolian (TANAP) dhe atë transadriatik (TAP). Kjo do të ulë ndjeshëm varshmërinë tonë për importin e energjisë nga jashtë dhe do të kontribuojë në stabilitetin energjetik të vendit.
Po ashtu, informova për planin afatgjatë që qeveria jonë është duke përpiluar në fushën e energjetikës, për përmirësimin e ajrit dhe ujërave në vend. Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë!

Banner

Related posts

LSDM dhe BDI në garë për kreun e KSHZ-së dhe komisionet parlamentare

Gjyla Halili

Isen Shabani shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të Komunës së Vrapçishtit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Akademinë përkujtimore për heroin Fadil Vata

Gjyla Halili