AKTUALE

Mickoski: Grubi ka kryer disa veprime që nuk janë në interes të qytetarëve

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka thënë se ish zv.kryeministri i parë Artan Grubi dhe bashkëpunëtorët e tij, gjatë qeverisjes, kanë kryer disa veprime që nuk janë në interes të qytetarëve, për çka opinioni do të njoftohet në periudhën që vjen.
Alsat: Ministri i Transportit, z. Nikollovski, në një intervistë tha se funksionerë të BDI-së janë bërë pronar tokash në vendin ku ishte parashikuar traseja e autostradës drejt Bllacës. Deri ku shkojnë këto malverzime duke e pasur parasysh se koordinator i këtyre projekteve ishte Artan Grubi?
Hristijan Mickoski: Ka më tepër, siç thoni ju, malverzime ose spekulime, si të doni mund t’i quani. Në periudhën që vjen do të jetë shumë më e qartë. Rreth emrit të këtij personi që ju po e përmendi jo vetëm në pjesën e autostradave por ka edhe fusha tjera ku lidhen veprimet e tij që nuk janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Në periudhën që vjen, opinioni do të jetë dëshmitarë për gjithçka. Edhe bashkëpunëtorët e tij, mos të ofendohen, mos t’i harroj. Janë nga shumë institucione.

Banner

Related posts

Fronti Europian kërkon që parimi të bëhet ligj – “Fituesi me fituesin” për VLEN-in nuk është i përshtatshëm

Gjyla Halili

Lladrovci: Fitorja e presidentit Trump, qoftë hap i parë për fitore të reja dhe fuqizim të faktorit shqiptar!

Gjyla Halili

Kuvendi vazhdon debatin për pakon e ligjeve për Korridoret

admin