AKTUALE

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

Banner

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.

Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Strumicë – Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Kurto Dudush thotë se Ali Ahmeti i ka premtuar post ministri dhe zëvendësministri

Gjyla Halili

“Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme”, Mickoski tregon se kur do të ketë rikonstruktim të qeverisë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti pret në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Gjyla Halili