AKTUALE

Mevlan Ademi nga protesta në Shkup: “Nuk po shihet fundi i njerëzve – ky zë nuk shuhet, ky zë nuk ndalet”

Nga protesta studentore në Shkup ka reaguar edhe aktivisti Mevlan Ademi, i cili para turmës së protestuesve deklaroi se pjesëmarrja masive është dëshmi e revoltës dhe mobilizimit të shqiptarëve për të drejtat e tyre.

“Nuk po shihet fundi i njerëzve”, u shpreh Ademi mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të protestuesve.

Ai komentoi edhe reagimet rreth përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në protestë, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve që ta mbajnë atë edhe më lartë.

“U ankuan për flamurin 🇦🇱 herën e kaluar, ju lus ngriteni më lartë”, deklaroi Ademi.

Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe policisë, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe mbrojtje për protestuesit.

“Polici e dashur, edhe neve duhet të na mbroni. Studentët nga Tirana dhunshëm i dërguan në Kumanovë, protesta është në Shkup”, tha ai.

Ademi theksoi se shqiptarët nuk janë të përkohshëm në këto troje, por popull autokton që kërkon respektim të të drejtave të veta.

“Nuk jemi këtu ardhacakë, jemi autoktonë në vendet tona. Ky zë nuk shuhet, ky zë nuk ndalet. Rroft gjuha shqipe, rroft Kombi shqiptar”, përfundoi ai në protestën që po mbahet në Shkup./Flaka

Banner

Related posts

Biznesmeni nga Vushtrria, Shaip Mikullovci, e blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro

Gjyla Halili

VLEN: Urgjentisht të zbardhit rasti për rrahjen e kapitenit shqiptar

Gjyla Halili

DAP: Mbi 11.500 kompani në Maqedoni nuk i kanë paguar rrogat dhe kontributet për punonjësit

Gjyla Halili