AKTUALE

Astronauti i parë sirian ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Mohamed Faris, siriani i parë që shkoi në hapësirë ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Ai dha frymën e fundit në qytetin turk të Gaziantep, ku jetonte në mërgim që nga viti 2012.

Në vitin 1987, Faris u bë hero kombëtar në Siri, si i pari nga vendlindja e tij që mbërriti në hapësirë me sovjetikët. Pastaj dezertoi në Turqi ndërsa vendosi t’i bashkohej revolucionit kundër të njëjtës qeveri të Asadit të cilës i shërbente.

Faris është arab i dytë që shkonte në hapësirë dhe i pari nga Siria. Ai qëndroi në hapësirë për gati 8 ditë. Konkretisht për shtatë ditë, 23 orë e 5 minuta që i ndryshuan jetën, siç e kishte deklaruar.

Kur e shihni planetin tonë nga Hapësira, nuk kemi më ne dhe ata, nuk ka politikë”, kishte thënë ai.

Banner

Related posts

‘‘S’kam mëndu kurrë që kam me varrosë Sahit Jasharin’’, Sami Lushtaku përlotet derisa flet për vdekjen e shokut të luftës

Gjyla Halili

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

Gjyla Halili

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, gjykata kërkon informacion nga Interpoli për Gugalljan, Zoton dhe Mërtirin

admin