AKTUALE

Deputetët e BDI-së krah studentëve në protestën në Shkup

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim i janë bashkuar protestës së studentëve shqiptarë që po zhvillohet në Shkup, në mbështetje të kërkesës për mundësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, raporton TS.

Ata kanë shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, duke theksuar se bëhet fjalë për të drejta kushtetuese dhe për zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tyre, protestat e tilla pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve për moszbatimin e barabartë të të drejtave gjuhësore në institucione.

Në protestë, studentët vazhdojnë të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa atmosfera në qendër të Shkupit mbetet e tensionuar por paqësore.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nesër në Saraj

Gjyla Halili

Synojnë pozitën e të parit të shtetit por akoma nuk janë transparent për financimin e fushatave!

Gjyla Halili

Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme

Gjyla Halili