Merita Mustafai ka mbrojtur me sukses doktoraturën në fushën e Komunikacionit dhe Transportit, duke u nderuar me titullin akademik Doktor i Shkencave.
Ky sukses përfaqëson kurorëzimin e një rruge të gjatë akademike, të ndërtuar me përkushtim, punë të vazhdueshme dhe këmbëngulje në studime dhe kërkim shkencor. Arritja e këtij niveli akademik vlerësohet si një moment i rëndësishëm në karrierën e saj profesionale dhe shkencore.
Në një postim në fb, Mustafai ka ndarë me miqtë dhe kolegët lajmin e këtij suksesi, duke theksuar se ky moment përfaqëson realizimin e një objektivi të rëndësishëm personal dhe profesional.
Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj familjes së saj për mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë rrugëtimit akademik, si dhe ndaj mentorëve, profesorëve dhe kolegëve, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin dhe përgatitjen e saj shkencore.
“Ky është kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë akademik, i ndërtuar me përkushtim, punë dhe këmbëngulje,” thuhet në mesazhin e saj.
Sipas Mustafait, ky sukses nuk përbën fundin e një rruge, por një fillim të ri profesional, duke shërbyer si motivim për të vazhduar kontributin në fushën e komunikacionit dhe transportit, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.
Ajo thekson se synon të vijojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe në zhvillimin e projekteve që lidhen me këtë fushë me rëndësi të veçantë për zhvillimin shoqëror dhe infrastrukturor.
Ky arritje e rëndësishme akademike e Merita Mustafait vlerësohet si një shembull i përkushtimit dhe suksesit në fushën e studimeve të avancuara.




