AKTUALE

Menaxhmenti i Soravias: Procedura për shitjen e objektit është pa bazë ligjore

Menaxhmenti i Qendrës Tregtare Soravia nëpërmjet një komunikate njofton se procedura e ngritur nga përmbaruesi Andreja Bunevski për shitjen e objektit për shkak të një borxhi prej 930 mijë eurosh është pa bazë ligjore dhe kundër pëlqimit të pronarëve aktualë legjitim. Në komunikatë, theksohet se po bëjnë përpjekje për të parandaluar mbajtjen ankandit i cili është paralajmëruar për më 24 prill. Madje, në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, menaxhmenti ka dorëzuar padi lidhur me rrethanat e përmbarimit, që kërkon ta shet objektin me çmim fillestar prej 22,4 milionë euro. Momentalisht kompanitë që udhëheqin Qendrën Tregtare “Soravia Invest” dhe “Soravia Menaxhment” kanë llogari bankare të bllokuara dhe borxh ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike në vlerë rreth 2 milionë euro. “Soravia” në Shkup e cila në periudhën e kaluar ishte në fokus të debatit politik dhe jo vetëm, në mesin e pronarë të saj u paraqit Drin Ahmeti apo nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Për shitblerjen e Soravias Prokuroria po kryen hetim, e cila mbi një vit analizon dokumentacione, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmë juridike nga SHBA. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Reagon ish ministri Kuçi: Nuk kam asgjë për të fshehur, gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi

Gjyla Halili

Bllatë: Ndalohen studentët shqiptarë që po shkonin në mbështetje të protestës

Gjyla Halili

MPB: Të shtunën qytetarët nën 18 vjeç do mund të fotografohen pa terimine për të nxjerr dokumentet personale

Gjyla Halili