AKTUALEBOTA

Borrell: Hetimet ndaj UNRWA duhet të vazhdojnë, por financimin s’mund ta ndërpresim

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell theksoi rëndësinë e dhënies së fondeve për UNRWA në Gaza pavarësisht hetimit që po kryhet në lidhje me akuzat e Izraelit se disa punonjës së agjencisë janë përfshirë në sulmin e Hamasit në territorin izraelit më 7 Tetor, ku u vranë mbi 1 mijë persona.

“Në samitin e BE-së do të flasim edhe për situatën e tmerrshme humanitare në Gaza: ne nuk mund të ndëshkojmë kolektivisht palestinezët, puna e UNRWA-s nuk mund të ndërpritet, nuk ka alternativë tjetër nëse duam të mbajmë gjallë banorët e Gazës. Natyrisht që hetimet duhet të vazhdojnë por financimi i UNRWA-s nuk duhet të ndërpritet, BE-ja dhe komisioni kanë vendosur që të mos e ndërpresin atë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi përfundimin e misionit të agjencisë së OKB-së dhe zëvendësimin e saj me agjenci të tjera ndihme në Gaza.

Banner

Related posts

Dehari: Të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë

Gjyla Halili

Nuk u përfshi në organizimin e Epopesë, reagon komuna e Skenderajt

Gjyla Halili

VLEN mblidhet sonte, Kasami: Limani dhe Fetai nuk kanë më mbështetjen e koalicionit

Gjyla Halili