SHQIPËRI

Me thirrjet “UÇK”, tifozët Kuq e Zi në mbështetje të të arrestuarit nga Specialja

Ditën e sotme është zhvilluar protesta për ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj para kryeministrisë. Ndërkohë në një moment protestuesve i janë bashkuar dhe tifozët kuq e zi, ndërsa ishin nisur…

Ditën e sotme është zhvilluar protesta për ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj para kryeministrisë.

Ndërkohë në një moment protestuesve i janë bashkuar dhe tifozët kuq e zi, ndërsa ishin nisur drejt stadiumit për të parë ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Në pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, tifozët dëgjohen duke brohoritur me thirrjet e UÇK-së.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”. Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Tanimë ethet e ndeshjes kanë nisur, me tifozët që janë nisur nga mbarë trojet shqiptare për të qenë në stadium.

Përballja e sotme do fillojë me një minutë heshtje, kjo për të nderuar viktimat e tërmetit shkatërimtar që goditi Marokun dje. UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e këtij raundi të nisin me një minutë heshtje dhe nderimi.

Banner

Related posts

Kearns: BE-ja po tregon mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet me Kosovën, hesht ndaj Serbisë

admin

Vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së/ Alibeaj: Vonesa nga KQZ në dëm të demokratëve! Bardhi: Celibashi, ‘non grata’ për ne

admin

Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Gjyla Halili

Leave a Comment