AKTUALE

Manifestimi jubilar (edicioni XXXV) “Takimet e dom Mikelit 2024” këtë vit i kushtohet 80 vjetorit të lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova.

Ali Ahmeti në cilësinë e panelistit në fjalën e tij ndriçoi rolin dhe kontributin e presidentit Rugova jo vetëm për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, por edhe kujdesin dhe përkushtimin e tij për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Duke theksuar faktin që sot Evropa, synimi ynë kombëtar po ballafaqohet me rrezikun më të madh që nga Lufta e dytë Botërore me agresionin rus në Ukrainë por edhe me rrezikun gjithnjë në rritje të përhapjes së ndikimit rus në Ballkanin perëndimor dhe tensionet në rritje, duhet të rikujtojmë mësimet e presidentit Ruga për miqësi të përjetshme me ShBA dhe Bashkimin evropian.

Pajtimi mes kombeve është mësimi që na jep historia.
Ballkani do gjejë qetësi me pajtimin shqiptaro-serb si dy kombe e fqinj më të mëdhenj.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përjetojnë momente sfiduese e potencialisht të rrezikshme por ne jemi të përkushtuar të ndjekim përcaktimin tonë evro-atlantik dhe me besim të paluhatur në perspektivën tonë demokratike, integruese e strategjike: bashke me aleatët tanë ShBA e BE!

Banner

Related posts

Temperaturat maksimale do të bien javën tjetër

admin

“Shtëpia ime dhe redaksia” mbrëmë ishin në shënjestër të sulmit, thotë Aleksandar Mitovski

Gjyla Halili

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Gjyla Halili