AKTUALE

MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor

Dje, Kuvendi miratoi Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.

Në rezervat e mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë.

Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave.

Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të shfrytëzohen në rast të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore, katastrofave ekologjike, si dhe gjatë çrregullimeve të mëdha të tregut.

Rezervat e mallrave përbëhen nga: gruri, misri, elbi, orizi i papërpunuar, kripa ushqimore, vaji i papërpunuar i lulediellit, derivatet e naftës, barnat dhe pajisjet mjekësore.

Banner

Related posts

VMRO dhe VLEN i kërkojnë Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Gjyla Halili

Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike themelon “Insistutin Demokratik” dhe Komisionin për strukturim partiak

Gjyla Halili