AKTUALE

Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare

Gjithsej 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur për të votuar në kushte shtëpiake në Strugë dhe rajonin e Strugës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 281 për zgjedhjet parlamentare, informon për MIA-n kryetari i Komisionit komunal zgjedhor, Minir Zhuta.

Sipas tij, në rrjedhë është grumbullimi i materialit zgjedhor nga këshillat zgjedhor, pas së cilës vijon votimi nga personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se edhe 62 të burgosur nga komuna e Strugës do të votojnë në burgjet e vendit.

Komisioni komunal zgjedhor në Strugë, theksoi ai, është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Në territorin e komunës së Strugës qytetarët do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 101 vendvotime.

Banner

Related posts

Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Letrat e Ahmetit përplasin deputetët, Snopçe: Kur vuanin shqiptarët, s’kishte letra / Hasani: Po shkatërrojnë gjithçka që bëmë ne

Gjyla Halili

Jankoski: Jemi duke punuar në një rregullore të re për të forcuar rezistencën kibernetike

Gjyla Halili